Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi parashikon lojë të vështirë me Empolin

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka vendosur të jetë i fokusuar vetëm te ndeshja me Empolin dhe gara për titull, duke injoruar liderin Milanin apo finalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Empolit zhvillohet të premten nga ora 18:45 dhe i takon xhiros së 36-të të Serie A.

Hakan Calhanoglu rikthehet nga suspendimi, por Alessandro Bastoni ende është duke u shëruar.

“Empoli është skuadër me kualitet që ka arritur objektivin në këtë sezon dhe do të jetë një nga ato ndeshjet e vështira për ne”, ka thënë trajneri i Interit, Inzaghi, për “Inter TV” të enjten.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse Empoli është mirë i organizuar dhe do të vijë te ne ta luajë lojën e vet”, theksoi ai.