Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon lufta në Serie A mes Interit e Milanit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pret “luftë deri në ndeshjen e fundit”, derisa skuadrat e tjera në garë për titull, Milani dhe Napoli, janë në rrugë të mbarë po ashtu për të triumfuar.

Fitorja 3:0 ndaj Milanit në “San Siro” e dërgoi Interin në finalen e parë të Kupës së Italisë që prej vitit 2011, duke e mbushur me plot shpresa Inzaghin që të shpresojë në të dy trofetë, në sezonin e tij të parë.

Kampioni në fuqi, Interi, ka 71 pikë, dy më pak se Milani lider, ndërsa Napoli është i treti me 67 pikë. Napoli barazoi me Romën të hënën, duke pranuar golin e barazimit në minutat shtesë.

Pasi zbehu shpresat e Napolit për titull kampioni në 32 vjet, Roma do të provojë të bëj të njëjtën gjë edhe ndaj Interit, para gjysmëfinales së parë në Ligën e Konferencës kundër Leicester Cityt. Inter – Roma luhet të shtunën 18:00 dhe i takon xhiros së 34-të në elitën e futbollit italian.

Skuadra e Romës nuk di për humbje në 12 ndeshjet e fundit dhe është duke tentuar të zë vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ka pesë pikë më pak se vendi i katërt, Juventusi, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të Kampionatit.

Milani të dielën në orën 20:45 udhëton në kryeqytet për t’u ballafaquar me Lazion, që e ka golashënuesin më të mirë të ligës. Ciro Immobile bëhet italiani i parë që shënon të paktën 25 gola në tri kampanja të ndryshme të Serie A.

Edhe Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë Futboll Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë

Skuadra që drejtohet nga trajneri Stefano Pioli, e kërkon “Scudetton” e parë që prej vitit 2011.

Napoli do të luajë në udhëtim kundër Empolit të dielën në orën 15:00, ndërsa Juventusi e mbyll xhiron 34-të me ndeshjen në udhëtim te Sassuolo.