Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ia ka kërkuar Inzaghit top-katërshen

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka bërë të ditur se synimi i klubit para nisjes së sezonit ka qenë që të përfundojë në katër skuadrat më të mira në ligë.

“Nerazzurrët” kanë marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit dhe e humbi ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli në “Giuseppe Meazza”.

Interi është i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se Milani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Pronarët më kanë kërkuar që të përfundojë në top-katërshe, të kualifikohem në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe ta fitoj Superkupën”, ka thënë Inzaghi të enjten në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Genoan në udhëtim.

Genoa – Inter luhet të premten në orën 21:00 dhe i takon xhiros së 27 të elitës së futbollit italian.

Artikuj të ngjashëm