Simone Inzaghi do të jetë trajner i skuadrës së Lazios edhe për disa vjet. Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se krerët e Lazios dhe Inzaghi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Inzaghi, i cili ka kontratë me Lazion deri në fund të sezonit aktual, është pajtuar me një kontratë të re që i skadon në verën e vitit 2024. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet brenda këtij muaji.
Me kontratën e re, Inzaghi do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh. Ai është në krye të Lazios prej prillit të vitit 2016 kurse deri më tani e ka drejtuar ekipin italian në 240 ndeshje. Me Inzaghin si trajner, Lazio ka fituar tre trofe: një kupë dhe dy Superkupa të Italisë.
Artikuj të ngjashëm