Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi rinovon kontratën me Interin

Trajneri Simone Inzaghi do ta vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Interit. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Inzaghi parimisht ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare ditëve në vijim.

Ai ka pranuar ta rinovojë kontratën për një vit dhe do të jetë në krye të Interit deri në verën e vitit 2025.

Tek Interi janë të kënaqur me punën e Inzaghit dhe kanë insistuar ta mbajnë më gjatë në ekip. Nën drejtimin e Inzaghit, Interi edicionin e shkuar arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

47-vjeçari është trajner i Interit prej vitit 2021 dhe deri më tani ka fituar dy tituj kampioni dhe dy kupa të Italisë. Ai si trajner ka punuar edhe te Lazio.

Artikuj të ngjashëm