Trajneri Simone Inzaghi do të jetë në krye të Interit deri në verën e vitit 2025. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Inzaghi ka rinovuar kontratën me Interin pas startit të mirë që e ka pasur këtë edicion.
Në tri ndeshjet e para në Serie A, Interi ka regjistruar po aq fitore dhe po vlerësohet si favoriti kryesor për titullin e kampionit. Me rinovimin e kontratës, Inzaghit i është rritur edhe paga në 5.5 milionë euro në vit, si dhe bonuset për sukseset e tjera.
47-vjeçari është trajner i Interit prej vitit 2021, ndërsa kontrata i skadonte vitin e ardhshëm.
Nën drejtimin e Inzaghit, Interi ka fituar 4 trofe, si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve edicionin e shkuar.