Simone Inzaghi do të mbetet në krye të Interit edhe për dy sezone të tjera. Sipas “Corriere dello Sport”, të martën, Inzaghi ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Interit për ta rinovuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Inzaghit pritet të bëhet brenda këtij muaji. Me rinovimin e kontratës, Inzaghi do të jetë trajner i Interit deri në verën e vitit 2024, me pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh.
Te Interi janë të kënaqur me punën e Inzaghit, i cili mori drejtimin e ekipit verën e shkuar dhe arriti t’i fitojë dy trofe, Kupën dhe Superkupën e Italisë. 46-vjeçari më herët ka qenë trajner i Lazios.