Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi vazhdon kontratën me Interin

Simone Inzaghi

Simone Inzaghi ka vazhduar kontratën me Interin. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit italian.

Inzaghi do të mbetet në krye të skuadrës deri në vitin 2024.

Trajneri 46-vjeçar është shprehur i lumtur, që do të mbetet pjesë e skuadrës italiane.

Inzaghi e mori drejtimin e ekipit në vitin 2021, dhe ka fituar Kupën e Italisë me Interin.