Trajneri Simone Inzaghi do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit edhe për disa vjet.
Sipas “Corriere dello Sport” të premten, krerët e klubit italian do t’i ofrojnë kontratë të re trajnerit pas triumfit në Kupën e Italisë.
Kontrata aktuale Inzaghit i skadon në vitin 2023. Por, kampioni në fuqi i Series A, do t’i ofroj rritje të pagës dhe kontratë të dyvjeçare Inzaghit.
Me kontratën e re 43-vjeçari do të mbetet tek Interi deri në vitin 2025.
Inzaghi është në garë edhe për titullin e kampionit në Serie A dy xhiro pa përfunduar kampionati.
Mbanë pozitën e dytë 78 pikë, dy më pak se Milani që është lider.
Artikuj të ngjashëm