Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi mbetet te Lazio

Simone Inzaghi do të mbetet te Lazio. Trajneri italian do të shpërblehet me kontratë të re pas rezultateve pozitive me klubin kryeqytetas këtë edicion.

Sipas mediave italiane, klubi dhe trajneri kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në fund këtij edicioni.

Inzaghi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Lazion dhe do të mbetet në kryeqytet deri në vitin 2023.

Ai do të përfitojë rreth 2.4 milionë euro në sezon.

Këtë edicion në Serie A, Lazio është në pozitën e gjashtë me 37 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura.