Trajneri Simone Inzaghi do të mbetet pjesë e Interit. Trajneri italian do të shpërblehet me kontratë të re nga drejtuesit e klubit.
“Nerazzurrët” aktualisht janë në krye të tabelës së Serisë A, një pikë më shumë se rivalët e qytetit, Milan, edhe pse kanë një ndeshje më pak. Ata kanë humbur vetëm një ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit dhe janë kualifikuar për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re trajnerit.
Marrëveshja aktuale e Inzaghit skadon në qershor të vitit 2023, por klubi po planifikon ta shtyjë atë në vitin 2025, si dhe ta rrisë pagën në katër milionë euro në sezon.