Skuadra e Interit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, Destiny Udogie, që është pjesë e Udineses. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “Calciomercato”. Bëhet e ditur se Interi po synon transferimin e Udogiet, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për holandezin Denzel Dumfries.
Dumfries pritet të largohet nga Interi pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Chelseat, ekipe që janë të gatshme të ofrojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij. Udogie 19-vjeçar në sezonin e shkuar pati paraqitje të mira te Udinese, duke shënuar pesë gola dhe asistuar tri herë në 35 ndeshje në Serie A.
Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2026.