Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pas mbrojtësit Udogie

Skuadra e Interit është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, Destiny Udogie, ka njoftuar “Calciomercato” të martën.

Udogie mund të largohet nga Udinese këtë verë për 20 milionë euro dhe Interi është në negociata me agjentin e tij.

Krahas Interit, interesim për 19-vjeçarin ka shfaqur edhe Juventusi.

Udogie iu bashkua Udineses vitin e shkuar nga Verona dhe shpërtheu në Serie A, me pesë gola e tri asistime në 35 paraqitje. Ai ka kontratë me Udinesen deri në verën e vitit 2026.