Sport

Interi transferon Auderon nga Sampdoria

Emil Audero

Interi ka zyrtarizuar transferimin e portierit Emil Audero nga Sampdoria, që do të bëj gara në Serie B në edicionin tjetër.

Ai fillimisht do të jetë i huazuar për një edicion, e më pas do ta bëj transferimin përfundimisht.

Portieri 26-vjeçar është transferuar pas afrimit të Yann Sommerit dhe largimit të dy portierëve, Andre Onana dhe Samir Handanoviq. Audero karrierën e nisi te Juventusi, ndërsa periudhë kaloi edhe te Venezia.