Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi takohet me përfaqësues të Hallerit

Drejtorët e skuadrës së Interit kanë takuar përfaqësuesit e Sebastian Hallerit, por Ajaxi nuk do ta shesë 27-vjeçarin për më pak se 35 milionë euro.

Haller është një prej sulmuesve më në formë në Evropë këtë edicion, duke shënuar 32 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Kontrata e 27-vjeçarit përfundon në qershor të vitit 2025, ndërsa “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se takimi mes menaxherëve të tij dhe zyrtarëve të Interit është bërë më herët gjatë kësaj jave.

Ka gjasa të mëdha që ai t’i bashkohet “nerazzurrëve” në fund të këtij sezoni.