Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Ajaxit, Sebastien Haller kanë njoftuar mediumet gjermane të martën.
Bëhet e ditur se te Dortmundi po e shohin Hallerin si zëvendësim të duhur për Erling Haalandin, i cili pritet të largohet nga ekipi gjerman në fund të këtij sezoni.
Haller 27-vjeçar po shkëlqen këtë edicion te Ajaxi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai ka shënuar 11 gola në 12 paraqitje në të gjitha garat dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro. Haller iu bashkua Ajaxit në fillim të këtij viti për 30 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te West Ham Unitedi, Eintracht Frankfurti, Utrechti e Auxerre. Ai vitin e shkuar ka debutuar për Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë dhe në gjashtë ndeshje ka realizuar tre gola.