Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haller kthehet në stërvitje te Dortmundi pas trajtimit të kancerit

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller, është kthyer në stërvitje në Borussia Dortmund pas gati gjashtë muaj larg futbollit shkaku i trajtimit të kancerit në testikuj.

Haller postoi fotografi ku shihet duke u stërvitur në palestër në Dortmund dhe tha se mezi pret të kthehet në fushë në vitin 2023.

“Përshëndetje djelmosha, më në fund jam kthyer!”, tha ai në një video-mesazh në rrjetet sociale të Dortmundit. “Nuk ishte aq e lehtë, por me mbështetjen tuaj ishte më mirë dhe më e lehtë për t'u bërë. Kështu që mezi pres t'ju shoh në stadium për disa fitore”.

Është një hap i vogël, por domethënës në atë që mbetet një rrugë e gjatë drejt kthimit në gara për Hallerin. Ish-sulmuesi i West Ham Unitedit dhe Ajaxit kishte nevojë për dy operacione dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta kaluar sfidën.

Dortmundi niset të premten për një kamp stërvitor dimëror në Spanjë përpara se sezoni i Bundesligës të rifillojë më vonë këtë muaj, pas Kupës së Botës “Katari 2022” dhe pushimit dimëror. Dortmundi tha se Haller “është i vendosur të prezantohet gradualisht në ekip” përpara se të mund të kthehet në lojë.

Gjatë një kampi stërvitor para fillimit të sezonit, në muajin korrik, Haller mori diagnozën që e ktheu jetën e tij përmbys. Haller kishte nënshkruar me Dortmundin pas transferimit nga Ajaxi për 31 milionë euro në fillim të atij muaji dhe pritej shumë prej sulmuesit. Ai konsiderohej zëvendësues i Erling Haalandit, i cili ishte shitur te Manchester City. Haller kërkoi një skanim për shkak të asaj që mendoi se ishte një lëndim i lehtë pasi kishte dhimbje stomaku, përpara se ta kuptonte se bëhej fjalë për sëmundjen e kancerit.

Trajtimet që pasuan përfshinin katër cikle kimioterapie. Secili cikël nënkuptonte pesë ditë në një shtrat spitalor.

Edhe Ramaj nuk udhëton me Dortmundin Futboll 9 o. më parë Ramaj nuk udhëton me Dortmundin

“Isha një fëmijë i llastuar. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë shqetësim. Kjo është sprova e parë e madhe me të cilën duhej të përballesha. Disa njerëz e nisin jetën e tyre kështu. Unë isha me fat që erdhi më vonë në jetën time, kështu që nuk mund të ankohem”, tha Haller për faqen zyrtare të UEFA-s. “Ka gjithmonë dikush që është më keq dhe ne duhet t'i vendosim gjërat në perspektivë”.

Në mungesë të Hallerit, Dortmundi ka pasur vështirësi në Bundesligë dhe aktualisht është në vendin e gjashtë, nëntë pikë larg liderit, Bayernit. Dortmundi rikthehet në aksion kundër Augsburgut më 22 janar në ndeshjen e parë që nga pushimi dimëror. Dortmundi po ashtu pret Chelsean më 15 shkurt për ndeshjen e parë të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

Haller, 28-vjeçar, ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2026.