Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haller do t’i bashkohet Dortmundit

Sulmuesi Sebastien Haller do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, pasi do t’i bashkohet Borussia Dortmundit. Gazetari italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur të mërkurën se Dortmundi ka arritur marrëveshje me Ajaxin për shërbimet e Hallerit.

Për kartonin e 28-vjeçarit, Dortmundi është pajtuar t’i paguajë Ajaxit 35 milionë euro. Ditëve në vazhdim, Haller do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te Dortmundi, përpara se të firmosë për katër vjet dhe të prezantohet.

Haller prej fillimit të vitit të shkuar ka qenë pjesë e Ajaxit dhe sezonin e fundit ka shkëlqyer, duke shënuar 34 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.