Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi synon transferimin e Hallerit

Interi ka shfaqur interesim për sulmuesin e Ajaxit, Sebastian Haller.

Mediat në Itali kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po kërkojnë të përforcojnë fazën e sulmit gjatë verës. Interi do t’i nisë negociatat me klubin holandez për t’i siguruar shërbimet e Hallerit.

27-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025.

Këtë edicion ka shkëlqyer duke shënuar 32 gola në të gjitha garat.