Skuadra e Interit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.
Pasi iu refuzua oferta e parë nga ekipi anglez, Interi ka rritur ofertën për kartonin e sulmuesit belg, kanë raportuar mediumet italiane të martën.
Mësohet se Interi tani ka ofruar 66 milionë euro dëmshpërblim plus bonuset për të bindur Manchester Unitedin që për lirimin e Lukakut kërkon të paktën 85 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Lukaku te Interi shihet si përforcim i duhur për sulmin në edicionin e ri dhe reprezentuesi i Belgjikës ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar karrierën në Serie A, por duhet bindur Manchesteri. 26-vjeçari, ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Evertoni, WBA-ja, Chelsea e Anderlechti.