Skuadra e Chelseat po synon kthimin e sulmuesit Romelu Lukaku në “Stamford Bridge”. Madje, tabloidi anglez “The Sun” ka shkruar të enjten se Chelsea ka bërë gati për ta bindur Interin në lirimin e sulmuesit belg.
Mësohet se Chelsea po synon transferimin e Lukakut gjatë kësaj vere dhe për kartonin e tij, do të ofrojë 105 milionë euro dëmshpërblim. Forma e mirë e Lukakut këtë edicion te Interi, ka bindur drejtuesit e Chelseat për ta kthyer në Londër. Lukaku ishte pjesë e Chelseat për dy vite (2012-2014) por te klubi londinez nuk ishin të bindur nga aftësitë e tij për ta mbajtur më gjatë në ekip. Këtë sezon, Lukaku ka shënuar 27 gola dhe ka bërë tetë asistime në 40 paraqitje me Interin në të gjitha garat. Ai në vitin 2019 iu bashku Interit nga Manchester Unitedi për 75 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024.