Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi po e kërkon Zapatan

Interi është duke insistuar për transferimin e sulmuesit kolumbian të Atalantas, Duvan Zapata, shkruan “Calciomercato” të martën, transmeton Koha.net.

Interi e sheh Zapatan si zëvendësim për argjentinasin Lautaro Martinez. Martinez po pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë.

Transferimi i Zapatas pritet t’i kushtojë Interit 50 milionë euro. Kolumbiani ka shënuar 12 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor.