Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni kërkon Zapatan

Skuadra e Evertonit edhe zyrtarisht ka nisur negociatat me Atalantan për sulmuesin Duvan Zapata, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Evertoni po insiston në transferimin e Zapatas gjatë këtij muaji, pasi trajneri Frank Lampard po kërkon një sulmues për ta forcuar ekipin e tij. Evertoni po kërkon huazimin e Zapatas deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes së kartonit të tij për 15 milionë euro në verë.

Marrëveshja mes klubeve mund të arrihet gjatë kësaj jave, pasi Atalanta është e gatshme ta lirojë kolumbianin që nuk ka pasur hapësirë të madhe këtë sezon.

Në 12 ndeshje të luajtura në Serie A, Zapata ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. 31-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2024.