Duvan Zapata dëshiron të largohet në fund të sezonit nga Atalanta.
Lëndimet e shpeshta të sulmuesit kolumbian kanë bërë që drejtuesit e klubit italian ta nxjerrin në shitje Zapatan.
Sipas “Calciomercatos” të premten, Atalanta do t’i marrë parasysh të gjitha ofertat për Zapatan.
Edhe trajneri Giani Gasperini thuhet se nuk llogarit në shërbimet e 31-vjeçarit për edicionin e ri.
Zapata ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2024 dhe këtë edicion ka 10 gola në 22 ndeshje në Serie A.
Për shërbimet e tij, interesim kanë shprehur Interi, Roma e Newcastle Unitedi.
Artikuj të ngjashëm