Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kontakton Atalantan për Zapatan

Duvan Zapata do të largohet nga Atalanta në fund të këtij edicioni.

Klubi nga Bergamo ka vendosur ta nxjerrë në shitje sulmuesin kolumbian, që ka pasur probleme të shumta me lëndimet.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se për shërbimet e sulmuesit interesim ka shprehur Interi.

Kampioni në fuqi i Italisë do t’i nisë negociatat me Atalantan për t’i siguruar shërbimet e Zapatas.

Sulmuesi po shihet si zëvendësues ideal i Edin Xhekos.

Edhe Atalanta e refuzon ofertën e Interit për Lookmanin Futboll 11 muaj më parë Atalanta e refuzon ofertën e Interit për Lookmanin

Drejtuesit e klubit nga Bergamo kanë njoftuar Interin se kërkojnë rreth 45 milionë euro për 31-vjeçarin.

Këtë edicion, Zapata në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë shtatë asistime.