Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle siguron Zapatan

Sulmuesi kolumbian Duvan Zapata do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Newcastle Unitedit.

Mediumet e huaja kanë raportuar se Newcastle ka bindur skuadrën e Atalantas për ta liruar lojtarin gjatë këtij afati kalimtar për 40 milionë euro. Ndërkohë, Zapata është pajtuar me një kontratë katërvjeçare dhe pagë javore prej 130 mijë eurosh.

Te Newcastle, po e shohin Zapatan si përforcim të madh për sulmin.

Kolumbiani ka kontratë me Atalantan deri në vitin e ardhshëm ndërsa këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat. 30-vjeçari, karrierë në Itali ka bërë edhe te Sampdoria e Udinese.