Duvan Zapata do të largohet nga Atalanta në fund të edicionit. Sulmuesi thuhet se është në kërkim të një aventure të re.
30-vjeçari nuk e ka mohuar se në një të ardhme të afërt mund të luajë në Premier League.
Madje ai ka zbuluar se Arsenali është skuadra e tij e preferuar.
“E ardhmja ime në Premier League? Kurrë mos thuaj kurrë në futboll. Kur isha fëmijë gjithmonë shikoja Premier Ligën – isha një tifoz i Arsenalit”, deklaroi Zapata.
Për shërbimet e sulmuesit kolumbian interesim ka shprehur West Hami.
Këtë sezon, Zapata në 23 ndeshje ka realizuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Artikuj të ngjashëm