Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi përfitoi nga UEFA pas rastit të Eriksenit

Christian Erikseni kolapsoi në fushë në duelin e Danimarkës me Finlandën në Evropianin e zhvilluar sezonin e kaluar dhe pasi u kthye në jetë nuk pati të drejtë loje më në Serie A.

Klubi i Interit e shkëputi kontratën me të disa muaj më vonë, ndërsa Erikseni vazhdoi karrierën në elitën e futbollit anglez.

Për shkak të këtij rasti “Calciomercato” ka shkruar të shtunën duke thënë se Erikseni përfitoi tre milionë euro kompensim nga UEFA.

Erikseni u transferua tek Interi nga Tottenhami në janar të vitit 2020 për 27 milionë euro.

Ai luajti 60 ndeshje në të gjitha garat dhe fitoi Kupën e Italisë.

Edhe Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit Futboll 1 muaj më parë Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit

U kthye në Brentford me kontratë gjashtëmujore pasi u largua nga Interi.

Tani është pjesë e Manchester Unitedit. Ka katër asistime në të gjitha garat në 15 ndeshjet e para.