Interi është vënë pas ish-sulmuesit të Milanit, Simone Verdi, raporton Tuttosport.
Sulmuesi i Bolognës shihet si përforcimi ideal për Interin në afatin kalimtar të janarit, që po lufton me Napolin e Juventusit për titullin e Serie A këtë sezon, transmeton Koha.net.
25 vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola, kurse ka asistuar katër të tjerë për ta ndihmuar Bolognan që të mbajë vendin e tetë aktualisht në Serie A.