Napoli ka zyrtarizuar transferimin e Simone Verdit nga Bologna për 25 milionë euro.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e re.
Verdi mbylli sezonin e fundit me dhjetë gola e dhjetë asistime në 34 ndeshje në Serie A.
Nga ky transferim i 25-vjeçarit do të fitojë edhe Milani 20 për qind të shumës për shkak të marrëveshjes që kishte arritur më 2016 me Bolognan.