Sulmuesi Giacomo Raspadori edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Napolin, ka njoftuar ekipi italian të martën.
Kontrata e tij është rinovuar automatikisht pasi Napoli e ka bërë transferim të përhershëm nga Sassuolo.
Napoli e huazoi verën e shkuar Raspadorin dhe pagoi 30 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa 23-vjeçarin do të mbetet pjesë e kampionit të Italisë deri në vitin 2028.
Ai tregoi paraqitje të mira te Napoli në edicionin e tij të parë, duke detyruar klubin ta shfrytëzoi opsionin e blerjes nga Sassoulo.
Në 35 paraqitje në të gjitha garat, Raspadori kontribuoi me 6 gola e 5 asistime për Napolin.