Giacomo Raspadori po kërkon largimin me çdo kusht nga skuadra e Sassuolos këtë verë, përcjell “Football-Italia” të mërkurën. Bëhet e ditur se sulmuesi po dëshiron transferimin te Napoli, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale.
Megjithatë, Sassuolo ka refuzuar ofertën e Napolit prej 30 milionë eurosh, pasi për ta lënë të lirë Raspadorin po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Raspadori te Napoli po shihet si zëvendësim ideal për belgun Dries Mertens, i cili u largua ditë më parë nga ekipi si lojtar i lirë. 22-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024 dhe edicionin e fundit shënoi 10 gola e bëri 6 asistime në Serie A.