Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pas Mertensit

Sulmuesi Dries Mertens pritet të largohet nga Napoli, por do të mbetet në Serie A.

“Football-Italia” ka raportuar të premten se Mertens ka gjasa të mëdha të transferohet te skuadra e Romës.

Mësohet se Mertens ka folur edhe me trajnerin Jose Mourinho, i cili po e dëshiron belgun në ekip për sezonin 2022/23.

Mertens te Roma mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Napolin.

35-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin për shkak se nuk është pajtuar me pagën e ofruar.

Në anën tjetër, Roma i ka ofruar atij kushte më të mira në kontratën njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.