Dries Mertensi ka refuzuar që të nënshkruajë për Juventusin.
Ani pse sulmuesi belg u nda me Napolin këtë verë, siç raporton “La Gazzetta dello Sport” të mërkurën, ai ka refuzuar që të kalojë te Juventusi shkaku i besnikërisë që ka ndaj ish-klubit.
Raportohet se Mertensi nuk dëshiron të bëhet një tradhtar për tifozët e Napolit dhe nuk e ka pranuar ofertën prej 5 milionë eurosh në sezon.
Mertensi është golashënuesi më i mirë në histori të klubit napolitan me 148 gola.