Dries Mertensi u largua nga Napoli pas nëntë vjetësh.
Belgut i skadoi kontrata në fund të sezonit, por edhe përkundër dëshirës së tij që të qëndrojë, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Të mërkurën, Mertensi u është drejtuar të gjithë napolitanëve me anë të një videoje, ku mbante në dorë edhe djalin e tij, Ciron.
“Të dashur napolitanë, e dija se kjo ditë do të vinte, por nuk e dija se sa e vështirë do të ishte t’iu them lamtumirë. Ky qytet më adoptoi, më donte dhe më mbështeti. Rekordet dhe fitoret do të jenë në librat e historisë, por njerëzit do të jenë gjithmonë në zemrën time dhe jam shumë i lumtur që djali im Ciro lindi këtu. Për 9 vjet, Napoli ishte shtëpia ime, qyteti u bë pjesë e imja. Unë vetëm mund t’i falënderoj të gjithë. Nuk u largova ashtu siç do të kisha dashur”, tha ndër të tjera sulmuesi nga Belgjika.
Mertens bëri 396 paraqitje në të gjitha garat me Napolin. Shënoi 148 gola dhe asistoi 90 herë.
Është golashënuesi më i mirë në histori të klubit napolitan.
Edhe
Mertensi ka refuzuar Juventusin shkaku i besnikërisë ndaj Napolit
Me Napolin fitoi dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë.
Non è un addio, è un arrivederci ? pic.twitter.com/osnXUaLBQr
— Dries Mertens (@dries_mertens14) August 3, 2022