Pas largimit nga Napoli, sulmuesi Dries Mertens pritet që të mbetet në Serie A edhe për sezonin e ri. “Calciomercato” ka shkruar të hënën, se interesim për Mertensin kanë shfaqur Interi dhe Lazio. 35-vjeçari është futbollist i lirë, pasi nuk pranoi ofertën e Napolit për vazhdimin e kontratës.
Thuhet se Mertens po kërkon kontratë njëvjeçare dhe një pagë prej katër milionë eurosh. Interi e Lazio tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e tij, pasi po e shohin Mertensin si opsion të mirë për fazën e sulmit.
Mertens ka luajtur në kampionatin italian prej vitit 2013, kur iu bashkua Napolit dhe ka shënuar 113 gola përgjatë nëntë sezoneve.