Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertensi do t’i bashkohet Galatasarayt

Dries Mertens do ta vazhdojë karrierën në Turqi. “Fanatik” ka raportuar të enjten, se Mertens ka arritur marrëveshje me skuadrën e Galatasarayt, që do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh.

Mertens 35-vjeçar te Galatasaray do të transferohet si lojtar i lirë pasi javën e shkuar u largua nga Napoli pas skadimit të kontratës.

Sulmuesi belg me ekipin turk pritet të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej katër milionë eurosh.