Skuadra e Napolit ka mbetur pa sulmuesin Giacomo Raspadori për të paktën gjashtë javë, ka njoftuar të enjten ekipi italian. Raspadori ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës në stërvitje dhe tashmë ka filluar fazën e rehabilitimit.
Bazuar në raportin mjekësor, Raspadori duhet të jetë i gatshëm për lojë në fund të muajit mars apo fillim të prillit.
Ai ka gjasa të mëdha t’i mungojë edhe Italisë në ndeshjen që e luan më 24 nëntor kundër Anglisë.
22-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit, ndërsa në 23 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime.