Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjigantët italian pas yllit të Bolognas

Tri klubet e famshme italiane, Juventus, Inter dhe Roma janë të interesuara për sulmuesin e Bolognas, Simone Verdi.

Sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër, ‘Nerazurët’ dhe romakët janë duke përgatitur ofertën për sulmuesin italian të cilin synojnë ta blejnë në muajin janar.

Verdi është duke treguar performancë të lartë këtë sezon të garave, dhe tashmë italiani është në gjurmët e klubeve të mëdha italiane, kartoni i të cilit kap shifrën 20 milionë euro.