Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi dhe Juventusi në garë për Wijnaldumin

Interi dhe Juventusi janë skuadrat e interesuara për Georginio Wijnaldumin. Mesfushori holandez pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini pasi nuk është i kënaqur te klubi francez.

31-vjeçari mund të shitet gjatë verës pasi nuk ka arritur të ambientohet në Francë. Në garë për të siguruar shërbimet e holandezit janë dy skuadrat e mëdha nga Serie A.

Të dyja ekipet janë të gatshme të nisin negociatat me PSG-në për Wijnaldumin.

Artikuj të ngjashëm