Pas Bayernit e Manchester Unitedit, edhe skuadra e Interit është futur në garë për portierin Yann Sommer, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën.
Interi po synon transferimin e zviceranit në afatin kalimtar të janarit, pasi Samir Handanoviq pritet të largohet nga ekipi italian.
Sommer është në vitin e fundit të kontratës së tij me Borussia Moenchengladbachun dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga ekipi gjerman muajin e ardhshëm.
Ai tashmë ka paralajmëruar se nuk do ta rinovojë kontratën me Gladbachun, ekip që është i gatshëm ta lë të lirë për një dëmshpërblim të vogël.
34-vjeçari ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës “Katari 2022”, turne në të cilin u eliminua në 1/8 e finales. Sommer është pjesë e Gladbachut prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Baseli.