Ekipi nga Serie A, Interi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Trajneri i Interit, Antonio Conte po kërkon transferimin e Aubameyangut në fund të këtij edicioni, duke patur parasysh se sulmuesi së fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës me Arsenalin. Ai ka kontratë me ekipin londinez deri në verën e vitit 2021, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAubameyang, te Interi shihet si përforcim i madh për repartin e sulmit, duke patur parasysh se këtë edicion ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat.
30-vjeçari, karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi, St. Etienne, Milani, Monaco, Lille e Dijoni.