Skuadra e Interit po e monitoron nga afër qendërmbrojtësin e Valencias, Mouctar Diakhaby, raporton “Football-Italia” të premten.
Mësohet se Interi po synon transferimin e 25-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Diakhaby po shihet si zëvendësim për Milan Skriniarin, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga Interi në fillim të vitit të ardhshëm.
Për kartonin e tij Interi është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se Diakhaby ka kontratë me Valencian deri në fund të këtij sezoni.
Ai është reprezentuesi i Guinesë, ndërsa ekipit spanjoll iu bashkua në vitin 2018 nga Lyoni. Këtë edicion Diakhaby ka dy gola në nëntë paraqitje në La Liga.