Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon mbrojtësin Chalobah

Skuadra e Interit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, ka raportuar të mërkurën “Calciomercato”.

Interi po synon transferimin e 23-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, është i gatshëm të shpenzojë rreth 20 milionë euro. Chalobah tek Interi po shihet si zëvendësim për Milan Skriniarin, i cili pritet të transferohet te Paris Saint-Germaini në fillim të vitit të ardhshëm.

Chalobah këtë edicion ka vetëm dy paraqitje te Chelsea dhe është i gatshëm të transferohet tek Interi për të pasur minutazhë më të madhe. Ai vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të Chelseat dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm