Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për mbrojtësin Chalobah

Bayern Munichu ka shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah ka njoftuar “Kicker” të martën.

Bëhet e ditur se Bayerni po synon transferimin e 24-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit dhe po përgatit ofertën për ta bindur Chelsean në lirimin e tij. Thuhet se Bayerni do të ofrojë mbi 20 milionë euro për futbollistin anglez, i cili mund të luajë në qendër dhe krah të mbrojtjes.

Chalobah është produkt i akademisë së Chelseat, por këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për shkak se është i lënduar. Ai ka qenë i huazuar edhe te Lorienti në Francë dhe Huddersfieldi në Angli. Chalobah ka kontratë me skuadrën londineze deri në verën e vitit 2028.

Artikuj të ngjashëm