Skuadra e Interit ka hequr dorë nga transferimi i Romelu Lukakut për shkak të çmimit të lartë dhe tani ka kthyer interesimin kah sulmuesi uruguajan Edinson Cavani.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Interi tashmë ka kontaktuar PSG-n, për t'i kërkuar transferimin e Cavanit gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.
Cavani vlerësohet si përforcim i madh te Interi për edicionin e ri dhe njëherit zëvendësim për Mauro Icardin, i cili do të largohet nga ekipi.
Kartoni i Cavanit vlerësohet mbi 60 milionë euro kurse Interi është i gatshëm t'i ofroj atij një pagë vjetore prej nëntë milionë eurosh. Cavani ka fituar pesë tituj kampioni me PSG-n, dhe ka shënuar 193 gola në 279 ndeshje në të gjitha garat. Ai pjesë e PSG-s është prej vitit 2013 kurse karrierë ka bërë edhe te Napoli e Palermo.