Interi po synon ta transferojë sulmuesin uruguaian Edinson Cavani, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Cavani 33-vjeçar ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në fund të stinorit. Ai është duke u kërkuar nga disa klube nga Premier League, po ashtu edhe nga Napoli e ka oferta edhe nga SHBA-ja.
Interi po shpreson ta bindë Cavanin. Cavani kishte luajtur në Itali nga viti 2007 deri në vitin 2013 për Palermon e Napolin, duke realizuar 112 gola në 213 ndeshje në Serie A.