Sulmuesi italian kërkohet përsëri nga zikaltërit.
Interi ende nuk ka bërë ndonjë transferim të madh këtë verë.
Megjithatë kur kanë mbetur më shumë se një muaj deri në përfundim të afatit kalimtar, zikaltërit pritet që të hidhen në sulm për të sjellur ndonjë yll në skuadër.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Sassuolos për Domenico Berardin, transmeton kp.
Luciano Spalletti e vlerëson shumë futbollistin italian dhe kërkon ta ketë në skuadër.
Edhe
Asllani mund të bëhet bashkëlojtar me Muriqin
Problemi i vetëm qëndron te oferta e Interit dhe kërkesa e Sassuolos për futbollistin.
Zikaltërit ofrojnë 25 milionë euro por Sassuolo nuk dëshiron ta shesë atë për më pak se 35 milionë.