Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon Thuramin

Kampioni i Italisë, Interi po e kërkon sulmuesin e Borussia Moenchengladbachut, francezin Marcus Thuram.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Interi tashmë ka kontaktuar ekipin gjerman për transferimin e Thuramit, të cilin po synon ta kompletojë para mbylljes së afatit kalimtar në fund të këtij muaji.

Thuram 24-vjeçar te Interi po shihet si zëvendësim për Romelu Lukakun, i cili ditë më parë iu bashkua Chelseat.

Thuram ka kontratë me Moenchengladbachun deri në vitin 2023 dhe ka nja klauzolë lirimi në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Thuram te ekipi gjerman u transferua para dy vjetësh nga Guingampi dhe sezonin e shkuar për Gladbachun shënoi 11 gola dhe bëri 12 asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.