Junior Firpo pritet të largohet nga Leeds Unitedi për ta vazhduar karrierën në kampionatin e Italisë.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se Firpo pritet t’i bashkohet Interit në fund të sezonit, pasi ekipi italian po e kërkon transferimin e tij.
Mësohet se Interi është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili po shihet si zëvendësim i Robin Gosensit, i cili do të largohet në verë nga skuadra italiane.
Firpo në vitin 2021 iu bashkua Leedsit nga Barcelona, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Betisi.
Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e 1 asistim në 17 paraqitje në të gjitha garat.